Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Albin Kurti zbardh takimin me Ramën: Ja çfarë folëm!

Albin Kurti zbardh takimin me Ramën: Ja çfarë folëm!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar takimin e sotëm në Prishtinë me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të thelluar ndërmjet dy qeverive dhe mënyrat për të përballuar sfidat e përbashkëta.

“Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë.
Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë“-shkruan Albin Kurti./K.C/dritare.net