Rama nga Prishtina: Osmani është kërcënuar sepse nuk lejoi që prokurorët të dhunon zyrën
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama tha sot nga Prishtina se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar sepse nuk ka lejuar që prokurorët e Hagës të dhunonin zyrën e presidentit me argumentin se do të kërkonin provat e krimeve kundër njerëzimit
“Mund të jetë sekret shtetëror në Kosovës, por nuk është sekret shtetëror për mua që edhe Osmani është kërcënuar dhe këtë gjë nuk e dini, se nuk është thënë asnjëherë, sepse nuk ka lejuar që prokurorët të dhunon zyrën e institucionit të presidentit, se medemek do kërkonin provat e krimeve kundër njerëzimit.
Gjë që do ta vendonte Kosovën në sytë e botës, si një shtet ku deri në zyrën epërsi gjenden prova deri në zyrën e presidenti, por për nderin e saj dhe të Kosovës ajo e ka ndaluar këtë gjë”, tha Rama./L.F-dritare.net