Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Selin: Babai nuk ka qenë prezent, i kam thënë kthehu, më mungon

Selin: Babai nuk ka qenë prezent, i kam thënë kthehu, më

Banorja e BBVA, Selin, ka folur për një pjesë të panjohur të jetës personale. Ajo foli hapur për mungesën e figurës së babait dhe vështirësitë financiare që ka përjetuar në një nga momentet më të rëndësishme të karrierës.

Teksa po qëndronte në oborr me Kristin, ajo tregoi se babai nuk ka qenë i pranishëm në jetën e saj, duke theksuar se mungesa e tij ka lënë gjurmë të forta. Selin u shpreh se, pavarësisht gjithçkaje, nuk e ka konsideruar kurrë veten viktimë dhe se dëshira për pajtim ka qenë gjithmonë e hapur nga ana e saj. Ajo theksoi se i ka kërkuar të atit të rikthehet në jetën e saj, pasi ndjen ende mungesën e tij dhe shpreson që një ditë të mund të ribashkohen.

Banorja e BBVA foli gjithashtu edhe për një periudhë të vështirë financiare, pikërisht në prag të një festivali të rëndësishëm për të. Ajo zbuloi se vetëm katër ditë para eventit familja përjetoi një humbje të madhe, çka e detyroi të marrë një vendim të vështirë: të shiste makinën. Sipas saj, situata ishte aq e vështirë sa ditën e festivalit kishte vetëm 200 lekë në xhep./K.C/dritare.net