Drejtësi, jo politikë/ Mijëra shqiptarë protestë në Prishtinë për krerët e UÇK-së!
E Martë 17 Shkurt 2026, 14:02
Dritare.net

Mijëra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë.

Sheshi është mbushur plot pavarësisht nga moti i keq që ka përfshirë Prishtinën.

Në marshimi ka marrë pjesë dhe djali i ish-presidentit Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, ashtu si dhe djemtë e Kadri Veselit.

Turma ka zënë hapësirën qendrore të kryeqytetit, ndërsa pjesëmarrësit mbajnë flamuj dhe pankarta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./L.F-dritare.net