Sot protestë e PD-së! Ja në cilat rrugë nuk kaloni dot!
Dritare.net

Partia Demokratike zhvillon sot një protestë kombëtare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që pritet të nisë në orën 18:00. Ky tubim vjen pas disa protestave të organizuara nga Sali Berisha pranë zyrës së Kryeministrit Edi Rama. Qëllimi i protestës mbetet rrëzimi i qeverisë, ndërsa Berisha ka paralajmëruar se ajo mund të zgjasë pa ndalim dhe nuk përjashtohet mundësia e grevës së urisë.

Policia e Tiranës ka marrë masa të shumta për qarkullimin dhe sigurinë:
Nga ora 14:00, ndalohet parkimi i automjeteve në:
Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”
Sheshin “Nënë Tereza”
Rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”
Rrugën “Papa Gjon Pali II”
Bulevardin “Zhan D’Ark”
Bulevardin “Bajram Curri”, nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”
Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në:
Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”
Rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”
Policia paralajmëron se, në varësi të zhvillimeve, mund të ketë kufizime edhe në akse të tjera rrugore, dhe automjetet do të devijohen përmes rrugëve alternative për të lehtësuar qarkullimin./dritare.net