Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot mot i kthjellët!

Sot mot i kthjellët!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe me alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore në lindje. Vranësirat në relievet e larta malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në formë pikash në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.