
Sot metropol. Sa banorë kishte Tirana në vitet 1800-1900!
Dritare.net
Tirana sot është metropol. Por edhe para 200-300 vjetësh ka qenë qendra e tregtisë. Inxhinierin Sokol Kika i ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila në DritareTV flet për Tiranën e viteve 1600 deri pas shpalljes së pavarësisë. Zoti Kika tregon shifrat se sa ka qenë popullsia e Tiranës deri në vitin 1912. Sipas tij deri në këtë vit Tirana ka numëruar mbi 15 mijë banorë dhe rrethinat e saj mbi 22 mijë.
“Kur stabilizohen vilajetet, në fillim të shekullit të 19-të, kemi edhe nënndarjen e prefekturës së Durrësit ku bënte pjesë edhe Tirana. Durrësit ishte vend i rëndësishëm në lidhje me tregtinë. Tregtarët nga Tirana e kishin pikë kryesore të eksporteve. Nuk njihet në histori, por Tirana ka një aktivitet shumë të madh tregtar me mbretërinë e Napolit. Nga Porti i Durrësit tregtarët tiranas eksportonin lëndë drusore për hekurudhën e Napolit që po bëhej në atë kohë. Por eksportonin edhe duhan, që shkonte më shumë në Austro-Hungari. Dhe materiale të tjera për tezgjah. Në asgjësimin e 1583-shit në fshatin Shëngjin kishte rreth 230 banorë, në një kohë kur Kruja kishte rreth 1000 banorë. Pa llogaritur që ky fshat ishte në varësi të kazasë, Petrelës. Titullin kaza e kishte edhe Ndroqi. Në fund të shekullit të 17-të kalon edhe popullsinë e Krujës. Në fillim të 1700-ës në Tiranë kishte rreth 4500 banorë, ndërkohë që Durrësi në fillim të 1800-ës kishte 1500 banorë. Pas konflikteve feudale, të fundshekullit të 18-të, pra 1775-1800 fillon të rritet popullsia dhe arrin 10 mijë banorë në fillim të shekullit të 19-të. Regjistrimet zyrtare turke pas vitit 1850 flasin për 15 mijë banorë. Më vonë kjo shifër është më e madhe sepse nuk bëhet dallim midis qytetit dhe fshatit. Në vitet 1910-1911 Tirana si qytet arrin mbi 15 mijë banorë dhe rrethinat mbi 22 mijë. Flasim për një hartë të Tiranës ndryshe nga kjo që është sot.“, tha Kika në DritareTV./K.C/dritare.net

















