Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot flamuri do të ulet në gjysmështizë. Lamtumirë Papa Françesku!

Sot flamuri do të ulet në gjysmështizë. Lamtumirë Papa

Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut me një vendim të datës 24 Prill.

Ati i Shenjtë u nda nga jeta më 21 prill në moshën 88 vjeçare, ndërsa ditën e sotme Papa Françeskut do ti jepet edhe lamtumira e fundit.

Në këtë ditë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Ne vendimin e qeverisë thuhet se shpallja e ditës se zisë do te jete “në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje”.

Po ashtu ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër./E.P-dritare.net