
Sot ditë zie kombëtare, Rama publikon videon e Atit të Shenjtë!
E Shtunë 26 Prill 2025, 08:08
Dritare.net
Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta më 21 prill në moshën 88 vjecare.
Dhe kreu i qeverisë, mëngjesin e sotëm, pak orë përpara se t’i jepet lamtumira e fundit Atit të Shenjtë, ka publikuar një video të Papës në rrjetet sociale.
Rama shprehet se Papa Françesku ishte një Papë i jashtëzakonshëm, po edhe një mik i Shqipërisë.
“MIRËMËNGJES ???? dhe duke nderuar në këtë ditë zie kombëtare jo vetëm një Papë të jashtëzakonshëm, po edhe një mik të jashtëzakonshëm të Shqipërisë, Françeskun, Atin e Shenjtë, ju uroj të gjithëve një të shtunë të qetë me familjet tuaja????”, shkruan Rama./E.P- DRITARE.NET

















