
Sondazhi në DritareTv/ Nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, kush fiton!
Dritare.net
Zgjedhjet lokale po afrojnë dhe kandidatët e partive të ndryshme do të garojnë me njëri-tjetrin më 14 maj për të marrë bashkitë kryesore në vend. DritareTV bëri një sondazh në Youtube sot për Bashkinë e Tiranës, me pyetjen: Kush i fiton zgjedhjet në Tiranë, nëse votohet sot?
Alternativat ishin: Erion Veliaj-PS, Belind Këlliçi-Bashkë Fitojmë, Roland Bejko-PD, Arlind Qori-Lëvizja Bashkë, Lajla Përnaska-PDIU.
Në sondazhin që u hap para 7 orësh, votuan mbi 2,700 ndjekës të DritareTV. Votat ishin: 58% për Erion Veliajn, 26% për Belind Këlliçin, 7% për Roland Bejkon, 4% Arlind Qorin dhe Lajla Përnaskën.
Ajo që bën përshtypje në këtë sondazh që është edhe bashkë dy kandidatët e Partisë Demokratike janë shumë larg Erion Veliajt. Lajla Përnaska del shumë afër kandidatit të PD-së dhe njësoj me kandidatin e së majtës ekstreme që është shumë më publik se ajo.
Pyetja u bë sot dhe do të vazhdojë për 16 orë në kanalin e Youtube të DritareTV. Ne do të vazhdojmë me sondazhe në DritareTV. Zgjedhjet lokale janë zgjedhjet e qeverisjes së qyteteve tona. Përfshihuni, në sondazhe, debate dhe sidomos, votoni, votoni, votoni!/dritare.net

















