
Skandali në librin e Historisë së klasës së katërt
Dritare.net
Në rrjetet sociale po qarkullon kjo foto ku tregohet se në librin e Historisë së klasës së katërt, modeli i fshatit shqiptar është ilustruar me foton e një prej lagjeve më të pasura të Tiranës, ato Rolling Hills.
Rezidenca që është vendbanimi i vipave të politikës dhe biznesit në Shqipëri, vetëm fshat nuk është. Por tokë në periferi të Tiranës, e banuar nga njerëzit më të pasur të Shqipërisë. Kjo e bën edhe më qesharake shpjegimin e fshatit përbri fotos.
“Dikur fshatrat qeveriseshin si komuna, ku disa fshatra përbënin një të tillë. Ditën e sotme ato janë bërë pjesë e bashkive të mëdha. Drejtuesit e bashkive për t’u kujdesur për fshati, caktojnë një administrator. Rruga automobilistike të çon drejt e në qendër të fshatit. Me rrugë të asfaltuara ai lidhet jo vetëm me qytetin, por edhe me fshatra të tjera. Pothuaj të gjitha shtëpitë e fshatit janë bërë të reja. Në qendër të fshatit është shkolla dhe qendra shëndetësore. Banorët atje janë dashamirës edhe me çdo kalimtar. Fshati është vërtet i bukur dhe atje jetohet mirë", thuhet në librin me autorë Roland Gjini dhe Liljana Melani Gjini, për fshatin.
Mesa duket tekstet shkollore nuk i kontrollon askush. Pas skandalit të mësueseve ku ministrja e Arsimit u shpreh se mësuesit nuk hiqen me një të rënë të lapsit, ne duam ta dimë kush duhet hequr atëherë, kur as mësuesit, e as librat nuk i kontrollon kush?!/L.F-dritare.net

















