Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Situata në PD/ Hanxhari: Kuvendi zyrtar ishte i 18 dhjetorit, aty të 2 palët të peshonin votat!

Situata në PD/ Hanxhari: Kuvendi zyrtar ishte i 18 dhjetorit, aty të 2

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Dritan Hila në “Dritare TV”, opinionisti Romeo Hanxhari ka komentuar situatën aktuale në partinë demokratike dhe luftën mes Bashës dhe Berishës për drejtimin e PD. Sipas Romeo Hanxharit, kuvendi zyrtar në PD ishte ai i datës 18 dhjetor dhe se nëse Berisha e ndjente forcën e shumicës në parti të shkonte në 18 dhjetor dhe të ballafaqonte forcën e votës.

“Skena e sotme në PD ishte një akt i panevojshëm dhe i rrezikshëm madje dhe i padobishëm. Berisha e përjeton si domosdoshme rimarrjen e kontrollit të PD. Kuvendet Kombëtare duhet të kishin qenë me transparentë. Nuk u lanë gazetarët të futeshin brenda në Kuvendin e Berishës, kishte disa elementë që fatkeqësisht ngjallnin dyshime. Në datë 18 dhjetor Berisha duhet të shkonte dhe shumë mirë çdo palë të ishte aty dhe të ballafaqonte forcën e votave. Do duhej që të bëhej kjo gjë. Kuvendi zyrtar ishte data 18 dhjetor.”, u shpreh opinionisti Romeo Hanxhari./Dritare.net