Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shtyhet seanca për Evis Berberin

Shtyhet seanca për Evis Berberin

Seanca gjyqësore ndaj ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, është shtyrë për në datën 9 shkurt.


Berberi, i cili ka mbajtur detyrën nën varësinë e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, u arrestua më 14 mars 2024 me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Ndërkohë, edhe zëvendëskryeministrja Balluku është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Sipas burimeve zyrtare, prokuroria ka kërkuar pezullimin e saj nga detyra, si edhe caktimin e masës së arrestit.

Sipas SPAK, Berberi dyshohet se është përfshirë në shkelje të lidhura me 8 procedura tenderimi, me një vlerë totale prej disa milionë eurosh./K.C/dritare.net