
Shqiptarët i besuan Edit një mandat të fortë, Linda Rama: Jam e prekur!
Dritare.net
Në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik të mbajtur në Tiranë, Linda Rama foli edhe për fitoren e bashkëshortit të saj Edi Rama në zgjedhjet e 11 majit. Ajo tha se shqiptarët i dhanë Edit një mandat të fortë, teksa e cilësoi si një përgjegjësi të madhe për të realizuar atë që ka premtuar, integrimin e vendit në BE.
"Jam entuziaste dhe e preku dhe e mallëngjyer sepse ndjeva sikur po lidhej filli midis prindërve tanë dhe asaj çka ëndërruam në '91 për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa. Asokohe qeveria e parë demokratike mori mbështetje të jashtëzakonshme për qytetarët dhe duket sikur ka një fill që lidhet pas kaq shumë vitesh dhe shqiptarët sepse besojnë të ëndërrojnë shumë në Evropë, i besuan Edit një mandat të fortë. Përgjegjësi e jashtëzakonshme. Ndjej peshën mbi shpatula për të mos zhgënjyer askënd nga ata që ka dhënë këtë mbështetje dhe lejuar të rinjtë që të çelin një shteg krejt të ri, misioni ynë për ta përfunduar këtë proces si brez që fëmijët tanë të nisin një tjetër nivel angazhimi.", u shpreh Linda.
E pyetur për tre gjëra që do të thoshte për vendin, ajo përmendi diversitetin. Së pari diversitetin e natyrës, ku sipas saj gjen gjithçka në Shqipëri, dhe diversitetin kulturor. Më pas përmendi dinamizmin si popull dhe devocionin,
“Gjëja e parë është diversiteti në tri nivele, i natyrës këtu mund të gjesh Karaibe, Toskanën dhe Alpet e Zvicrës. Në këtë vend të vogël gjen botën. Larmia dhe diversiteti kulturor, në këtë territor ka më shumë se 3 mijë kostume tradicionale dhe shumica prej tyre janë unike në botë. Tre besime fetare që bashkëjetojnë në harmoni. E dyta, është dinamizmi, jemi komb mjaft energjik e dinamik. Dhe tronditjet nuk na trondisin. Ndodhi në ‘97, paksa në 2008, më pas me tërmetin, me pandeminë dhe ishim mjaft vital. E treta është një tjetër D, devocion, jemi të përkushtuar ndaj familjeve tona, të devotshëm kundër vendit dhe ndaj Evropës e ndaj botës. Këto tre D na bëjnë ne 3D. “, u shpreh Linda Rama./E.P-dritare.net

















