Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria që prodhon/ Mark Poja, tradita shkodrane që vazhdon

Shqipëria që prodhon/ Mark Poja, tradita shkodrane që vazhdon

Dritare.net po vazhdon sfidën e saj të verës, duke mbledhur në Instagram, përgjatë gjithë verës, sugjerimet më të mira për restorantet, hotelet, plazhet e Shqipërisë që prodhon lajme të mira për turizmin. #Shqipëriaqëprodhon Eksperiencat e mira kësaj vere do t’i ndajmë bashkë në Dritare.

Këtë herë sugjerimi për rubrikën vjen nga Dritan Hila, i cili nëpërmjet një statusi në rrjete sociale sjell në kujtesën e njerëzve pastiçerinë e vjetër tradicionale në qendër të qytetit të Shkodrës. Një traditë e kaluar ndër breza, nga pastiçieri Mark Poja tek i biri Diamanti.

Shqipëria që prodhon/ Mark Poja, tradita shkodrane që vazhdon

Prej vitesh kam dashur të gjej ëmbelsirat e dikurshme që jemi mësuar.

Pas epidemisë së vezëve të rrahura me pana, embelsirave surrogato të mësuara në perëndim apo lindje, pastiçeria shqiptare ka filluar t’i kthehet traditës. Sot e gjen tortën tradicionale të Durrësit, zupin e Gjirokastrës, tortën e turizmit të Vlorës, MonBlan-in e Beratit. Me mungonte Shkodra. Kush eshte rritur para viteve ‘90 në atë qytet nuk ka si mos të kujtoje Mark Pojën dhe pastiçerinë e tij në Piacë, në krah të Kafes së Madhe përballë fotografëve. Pika e forcës së tij ishte “trungu”, më pas “piramida” për konsum të përditshëm sidomos nga fëmijët (keta kishin edhe “shamin” për emergjencë). Pastaj Shkodra ka “haxhimakullën”. Këtë të fundit e bëjnë shumë zona në variante të ndryshme, por në Shkodër kjo është vepër arti.

Shqipëria që prodhon/ Mark Poja, tradita shkodrane që vazhdon

Pasi kerkova në internet, më erdhi informacioni. Për fat Mark Poja ia ka lënë trashëgim zanatin djalit, Diamant Poja.Më gjatë nuk po flas. Po kaluat në Shkodër, mos e lini pa provuar këtë ëmbëlsirën ose haxhimakullën pas një tave krapi në Shirokë.

Shqipëria që prodhon/ Mark Poja, tradita shkodrane që vazhdon

Po ju jap edhe adresën në instagram të pastiçerisë së Diamantit. Se një qytet nuk quhet i vizituar po nuk provove kuzhinën e tij.”,- shkruan Hila në postimin e tij.

Shqipëria që prodhon/ Mark Poja, tradita shkodrane që vazhdon

Nga sot e përditë ne do të gjejmë postimet tuaja më të bukura dhe sidomos më të vërteta dhe do t’i publikojmë në Instagram. Jo vetëm të klientëve, por edhe të atyre që janë pronarë e kamarierë, hotelierë e baristë, të Shqipërisë që prodhon në verë. Prodhon turizëm. Bashkohu me sfidën tonë. Është sfidë që nuk prodhon thjeshtë një lajm më shumë në Dritare. Prodhon një lajm të mirë. Dhe e mira tërheq të mirën./M.T/dritare.net