
Shpërthen kolonel Goxhaj: Ramiz Alia, kryetradhtar i Shqipërisë!
Dritare.net
Kolonel Dilaver Goxhaj i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV e quajti Ramiz Alinë tradhtar, pasi mbyll uzinat e fabrikat në Shqipëri, që të mbeteshin pa punë shqiptarët dhe të largoheshin nga vendi. Goxhaj tha se Ramiz Alia dhe Sali Berisha donin të shpopullonin Shqipërinë, ta zhduknin këtë komb.
“Qëllimi i vendimit të Byrosë Politike nga Ramiz Alia që të futej 80 përqindëshi në industri ishte që të dilnin të gjithë të papunë. Të gjithë ata që mbetën pa punë u larguan me ambasadat pas një viti. Kjo ishte një strategji e agjenturave të huaja me në krye Ramiz Alinë. Ndërsa Berisha e zbatoi këtë strategji pasi ra nga pushteti Ramiz Alia. Ramiz Alia është kryetradhtar, sepse ai mori këtë vendim që të mbyllej e gjithë industria. Me ligjin 7501 u lanë të gjithë punëtorët pa pronë. Nën 1946-ën të gjithë në Shqipëri u bënë me prona, me reformën agrare. Pse nuk njohën reformën agrare këta, por 7501-shin? Nuk ka ndodhur rastësisht kjo. Qe strategji për të shpopulluar Shqipërinë dhe të turren popuj të tjerë, sepse jemi kombi më i vjetër në Evropë dhe kemi gjuhën më të vjetër në botë. Donin ta zhduknin këtë komb.”, tha kolonel Goxhaj në DritareTV./K.C/dritare.net

















