Na ndiqni edhe në

Javor

Horoskopi javor i Akrepit 7- 13 prill 2025 nga Christine Haas

Horoskopi javor i Akrepit 7- 13 prill 2025 nga Christine Haas

Javë e mbushur me të papritura do jetë kjo për ju. Në disa momente do surprizoheni pafund dhe do kënaqeni nga partneri, ndërsa në disa momente të tjera do ndiheni keq dhe nuk do dini çfarë të bëni. Për çdo gjë duhet të flisni hapur me atë që keni në krah. Nëse keni fëmijë duhet t'iu kushtoni atyre me tepër rëndësi. Nëse jeni beqarë do jeni shumë nervozë dhe do druheni të pranoni ftesa. Po vazhduat kështu keni për të mbetur vetëm. Shëndeti do ketë shqetësime dhe vetëm mjeku do mund t'iu ndihmoje. Mos neglizhoni asgjë. Edhe financat do jene delikate dhe shpesh do mbeteni pa asnjë para. Në pune ka ardhur koha të bëni ndryshime që të keni arritje. /dritare.net