
Koloneli: Pse nuk ua jepnim të dhënat e sakta, francezëve në luftën e Kosovës!
E Martë 1 Prill 2025, 20:08
Dritare.net
Kolonel Dilaver Goxhaj i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV foli për sulmet e NATO-së në Serbi. Zoti Goxhaj zbuloi një sekret lufte për gazetaren Xhunga, se përse nuk ia jepnin të dhënat e sakta francezëve, kur niseshin për sulm.
“Kur vinte radha e aviacionit francez për të sulmuar, nuk i jepnim të dhëna të sakta. Sepse ne ishim të detyruar të jepnim të dhëna ku kalon vija e armikut, dhe ku kalon vija jonë. Gjithmonë francezët gabonin, nuk godisnin ku qenë serbët, por na godisnin ne. Po t’ua tregonim të dhënët do ia dërgonin serbëve dhe do të na godisnin. Pse kot e arrestuan atë oficerin francez që qe në NATO?!”, thotë kolonel Goxhaj në DritareTV./K.C/dritare.net

















