Na ndiqni edhe në

Shqip

Nëse NATO shpërbëhet, prite grekun te dera, të të thotë “kalimera”! Flet koloneli Goxhaj!

Nëse NATO shpërbëhet, prite grekun te dera, të të

Kolonel Dilaver Goxhaj i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga foli për temën më të nxehtë të momentin, përgatitjen e Evropës për luftë. Zoti Goxhaj u shpreh se tani për tani Shqipëria është e mbrojtur nga NATO-ja, por në rast se ajo shpërbëhet, vendi ynë do të rrezikohet të sulmohet nga Greqia dhe Serbia.

“Sikur lufta të zgjaste tre ditë nuk do kishte vdekje njerëzore fare. Lufta po filloi, nuk dihet kur mbaron. Nëse Evropa do qëndrojë në këto pozita që ka me Amerikën dhe me Ukrainën ka gjasa që të fillojë mobilizimin. Nëse Amerika heq dorë nga NATO-ja dhe e lë Evropën vetëm, ne rrezikojmë.
Tani për tani nuk qëndron parimi që Rusia do sulmojë Poloninë dhe më pas ne. Sepse Rusia nuk ka fuqi që të sulmojë qoftë dhe Poloninë që është shteti më i armatosur sot në NATO.
Ne kemi aleate Amerikën. Por nëse NATO-ja shpërbëhet, të nesërmen na vjen greku në Tiranë e na thotë: "Kalimera"! Ne jemi të pambrojtur, edhe Serbia do na sulmojë bashkë me Greqinë. Ne jemi të rrezikuar sepse nuk kemi ushtri. Por unë besoj se Amerika nuk do ta shpërbëjë NATO-n se nuk do luftë.", tha Kolonel Goxhaj në DritareTV./K.C/dritare.net