
Horoskopi javor i Demit 7- 13 prill 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Këtë jave do keni më shumë nevojë për siguri për të ecur përpara. Jo të gjitha ditët do jene të lehta për t’u kaluar. Nëse keni një lidhje mos lejoni rutinën t'iu pushtojë sepse do mërziteni, do grindeni me partnerin dhe asgjë e mirë nuk do ju ndodhë. Për ju beqarët Marsi do krijojë mundësi të njëpasnjëshme për takime. Jeta juaj mund të ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Ditët më me fat do jenë ato në fundjavë. Buxhetin nuk do e mbani dot nën kontroll prandaj situata mund të vijë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë. Shëndeti mund të jetë delikat ditët e para, ndërkohë që pas të mërkurës situata do ndryshoje për mirë. Në punë nuk duhet të dekurajoheni nga problemet që do ju dalin sepse me pak përpjekje gjithçka do kalojë. /dritare.net

















