Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Këshilli i Sigurisë i Kosovës: Serbia po pengon formimin e institucioneve të reja

Këshilli i Sigurisë i Kosovës: Serbia po pengon formimin e

Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka mbajtur të dielën një mbledhje me kërkesë të kryeministrit, Albin Kurti, ku ndër të tjera është konstatuar se Serbia është duke ndërhyrë në mënyrë që të sabotohet themelimi i institucioneve të reja dhe legjislaturës së nëntë.

Sipas njoftimi të Qeverisë së Kosovës, kjo po bëhet me kërcënime e joshje.

“Në këtë mbledhje u konstatua se përveç ndërhyrjeve të Serbisë në fushatën zgjedhore dhe në zgjedhjet parlamentare në Kosovë të 9 shkurtit 2025, përmes Listës Serbe dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq si kryetar 'de facto' i saj, Serbia tash po ndërhyn te disa prej deputetëve të komuniteteve joshumicë e joserbë, që ta sabotojë themelimin e institucioneve të reja të legjislaturës së nëntë. Me kërcënime e joshje, dhe sidomos me shantazhe, ajo po orvatet që nxis tensione nëdretnike e ndërpartiake në Kosovë dhe ta destabilizojë Kosovën”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Sigurisë vlerëson po ashtu se kjo paraqet ndërhyrje flagrante ndaj sovranitetit shtetëror, funksionimit demokratik dhe integritetit institucional të vendit tonë.

“Njëkohësisht, ndaj serbëve të Kosovës, Serbia po ushtron trysni të paparë për pjesëmarrje në tubimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd, e që është paralajmëruar për javën që vjen. Regjimi i Vuçiqit po synon eksportim të krizës në Kosovë dhe jo vetëm, teksa vetë ai ndodhet në krizën më të madhe ndonjëherë”, thuhet më tej në njoftim. /KohaDitore