Na ndiqni edhe në

Shëndet

Këto ushqime na ndihmojnë të djegim dhjamin rreth barkut!

Këto ushqime na ndihmojnë të djegim dhjamin rreth barkut!

Edhe nëse një person nuk peshon më shumë se sa parashikohet në bazë të trupit të tij, ekziston mundësia që përqendrimi i yndyrës në pjesë të caktuara të trupit të jetë më i madh se sa lejohet, që do të thotë jo vetëm shqetësim në jetë, por edhe rritje të rrezikut për shfaqjen e disa sëmundjeve.

Yndyra viscerale, siç quhet yndyra e depozituar në zonën më të gjerë të barkut dhe që mbulon organet vitale, mund të rëndojë trupin tonë dhe të shkaktojë probleme kardiovaskulare, para së gjithash presionin e lartë të gjakut, diabeti dhe apnea.

Këto ushqime na ndihmojnë të djegim dhjamin rreth barkut!

Zgjidhja kryesore për djegien e dhjamit në zonën e barkut gjendet në dietën mesdhetare. Konkretisht, ushqimet që ndihmojnë trupin të heqë qafe yndyrën e tepërt janë këto:

Frutat dhe perimet, në një sasi prej të paktën pesë porcionesh në ditë
Oriz kaf
Tërshërë
Bishtajoret
Peshku i pasur me omega-3
Jogurt me pak yndyrë
Vaj ulliri

Këto ushqime na ndihmojnë të djegim dhjamin rreth barkut!
Ngrënia e ushqimeve të mësipërme në kombinim me proteina, si mishi i bardhë apo qiqrat, na bëjnë të ndihemi të ngopur shumë më shpejt sesa nëse do të konsumonim ushqime të përpunuara me përmbajtje të lartë yndyre. Kështu, ne ngopemi më shpejt dhe e vëmë metabolizmin në lëvizje.

Ndërsa rritemi, dhjami i barkut është gjithnjë e më i vështirë për t'u eliminuar nga trupi ynë, megjithatë një dietë e ekuilibruar që përfshin, ndër sa më sipër, bukë integrale, do ta ndihmojë trupin tonë të djegë atë që nuk ka nevojë.

Nëse e kombinojmë këtë dietë me stërvitjen, duke reduktuar marrjen e sheqerit dhe kripës, atëherë së shpejti do t'i shohim rezultatet në rrobat tona./K.C/dritare.net