Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

'U dhamë arin, por jo hebrenjtë', Rama tregon historinë e familjes shqiptare që 'dorëzoi' dy djemtë: Nuk u kthyen më...

'U dhamë arin, por jo hebrenjtë', Rama tregon

Kryeministri Edi Rama, pas nderimit me Medaljen Presidenciale të Nderit nga presidenti i Izraelit, tha se udhëheqësit fetarë në Shqipëri iu dhanë arin nazistëve, por nuk lejuan dorëzimin e hebrenjve.

"Nuk mundem të mos kujtoj këtu një prej shumë episodeve, të asaj faqeje të lavdishme të historisë sonë, kur të gjithë udhëheqësit fetarë u thirrën nga nazistët për të dhënë qasje për t'i dorëzuar arin shqiptar dhe listën e hebrejve dhe ata menjëherë thane: “Mund ta merrni floririn, po hebrenjtë janë tanët, do t'i mbrojmë”. Dhe ata nuk bashkëpunuan me nazistët dhe askush nuk e bëri këtë.", tha Rama.

Kryeministri tregoi gjithashtu edhe historinë e një familjeje shqiptare që dorëzoi dy djemtë e saj, duke mbrojtur hebrenjtë që kishte strehuar. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se dy djemtë përfunduan Bergen-Belsen dhe nuk thanë kurrë që nuk ishin hebrenjtë që supozohej të mbronin.

"Ka dy hebrenj në listën e personave të internuar në Gjermani nga e gjithë bota, por nuk janë hebrenj në fakt. Janë dy shqiptarë që ishin djemtë e një familjeje shqiptare, që fshehu dy hebrenj dhe kur nazistët shkuan t'i merrnin, i vjetri i shtëpisë u tha, “prisni në derë”, sepse do t'ua dorëzonte, dhe u dorëzoi dy djemtë e tij, që përfunduan në Bergen-Belsen dhe nuk u kthyen kurrë, e nuk thanë kurrë që ata nuk ishin hebrenjtë që supozohej të mbronin. Historia jonë e Luftës së Dytë Botërore është e mbushur me episode të tilla e në të njëjtën kohë është një dëshmi që unë e ruaj shumë fort në zemër për të gjithë brezin e ardhshëm që ka të bëjë me mbrojtjen e tjetrit, pavarësisht besimit të tij a të saj fetar. Dhe po, Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, por kjo ishte një nga arsyet pse nazistët nuk mundën të mbërrinin tek hebrenjtë, sepse myslimanët ishin mburoja e tyre më e fortë.", u shpreh Rama.

Më tej, ai vuri theksin te legjislacioni që kanë miratuar kundër antisemitizmit. Rama përmendi gjithashty dy qendrat hebreje që po ndërtohen nëVlorë dhe Tiranë.

"Në përpjekje për të ndërtuar mbi këtë histori, ne bëjmë gjithçka mundemi që të ngrëmë zërin kundër antisemitizmit. Ne kemi miratuar të gjithë legjislacionin kundër antisemitizmit dhe kemi promovuar mësimin mbi Holokaustin hebre, duke integruar atë në kurrikulën tonë shkollore, sepse është bindja jonë e palëkundur që kjo s'ka të bëjë me hebrenjtë. Kjo ka të bëjë me humanizmin tone. Nga ana tjetër, ndërkohë që flasim, po ndërtojmë dy qendra hebreje; një muze hebre në Vlorë, aty ku ishin vendosur hebrenjtë, dhe një qendër kulturore hebreje në Tiranë, ku edhe njëherë historia e shpëtimit të hebrejve është e integruar, por në të njëjtën kohë duam t'i japim hapësirë së tashmes e së nesërmes, e duam që sa më shumë të jetë e mundur të kemi marrëdhënie me Izraelin dhe me popullin hebre, qysh nga niveli i turistëve që ju përmendet. Më vjen keq për ta, sepse fluturuan në Shqipëri më 2 prill. Iu ishte thënë më 1 prill dhe kryeministri iu dha një darkë dhe ata menduan që ishte një shaka nga Sundori. Nga ky nivel pra, deri tek niveli i shkencëtarëve tuaj të mrekullueshëm dhe njerëzve të mrekullueshëm të teknologjisë e industrive tuaja të mrekullueshme.", u shpreh Rama./E.P-dritare.net