
Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk ka plane për të biseduar me homologun e tij amerikan, Donald Trump, pas sulmeve të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit, njoftoi Kremlini të dielën, por shtoi se një bisedë mund të organizohet shpejt, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.
Rusia dhe Irani nënshkruan në janar një “marrëveshje partneriteti gjithëpërfshirës”, e cila forcon aleancën e tyre strategjike të ngushtë, megjithatë kjo marrëveshje nuk detyron njërën palë të mbrojë tjetrën në rast sulmi.
Ndërkohë, gjatë një bisede telefonike të enjten, Putin dhe lideri kinez Xi Jinping dënuan ashpër sulmet e Izraelit ndaj Iranit, sipas deklaratave të Kremlinit dhe ministrisë kineze të jashtme.
Edhe pse këto deklarata nuk përmendin drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara, Xi, në një mesazh të kuptueshëm për Trump-in theksoi se “fuqitë e mëdha” me ndikim të veçantë mbi palët në konflikt duhet të punojnë për të “freskuar situatën, jo për të kundërtën.”/K.C/dritare.net

















