
Mjeku shqiptar që ktheu në jetë burrin e Mara Venier
Dritare.net
“Unë kam 5 muaj në karrige. Një rastësi e madhe me ndeshi me doktorin Altin Stafa në Treviso. Ai e zgjidhi problemin tim për 10 minuta. Tani unë çohem në këmbë, kthehem dhe eci. Kjo është magji? Jo nuk është magji. Është fati që kemi doktorë të shkëlqyer." Kështu thotë në një video Nicola Carraro, bashkëshorti i Mara Venieri, ikonë e televizionit italian.
Ky mjek i shkëlqyer është nga Ali Demi, është shqiptar. Ne krenohemi me të. Doktor Altini ka ngritur shumë njerëz në këmbë dhe së fundmi ka ngritur në këmbë edhe bashkëshortin e fytyrës më të njohur të televizionit italian Mara Venierin, Nicola Carraro.
Këtë video e ka publikuar vetë presidenti i Regione Venetto, Luca Zaia, i cili mesa duket është njeriu që dërgoi burrin e Mara Venieri te doktor Altin Stafa.
Ja çfarë thotë Luca Zaia!
"E publikoj këtë video me emocion. Pak ditë më parë dëgjova Mara Venierin, e cila më tregoi për problemin e bashkëshortit të saj, Nicola Carraro: një burrë me shumë dëshirë për të jetuar, i ngujuar në karrocë për pesë muaj për shkak të një problemi me shpinën, i cilësuar si “i pazgjidhshëm”.
I drejtova drejt një ekselence veneciane: Njësia e Neuroradiologjisë Intervenuese Spinale, ku angazhimi i doktor Altin Stafa solli rezultatin që shihni.
Është e rëndësishme të vazhdohet të besohet dhe të investohet në kujdesin shëndetësor, me projekte të shkëlqyera dhe duke rritur kërkimin dhe inovacionin.
Faleminderit të gjithë stafit të Ca' Foncello. Gëzuar ditëlindjen Nicola, gëzuar ditëlindjen Mara!"/ K.C/dritare.net

















