
Mbërrijnë në Shqipëri fletët e votimit për diasporën!
Dritare.net
Na ndajnë rreth një muaj nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në Shqipëri kanë mbërritur fletët e votimit për diasporën.
Procedurën për përgatitjen e fletëve të votimit e shpjegoi edhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi disa ditë më parë.
Ai tha se pas mbërritjes së fletëve të votimit do të fillohet me përgatitjen e zarfeve dhe të gjithë dokumentacionin përkatës.
“Rreth datave 7-8 prill do t’i kemi këtu fletët e votimit për votimin nga jashtë, ndërsa në 8-9-10 do të fillojmë përgatitjen e zarfeve dhe gjithë dokumentacionin për votuesit jashtë vendit duke shpresuar që ky proces të realizohet brenda datës 15 ose 17 prill në afatin maksimal. Më pas, do të ketë kohë e mjaftueshme për t’i sjellë në KQZ deri në orën 19:00 të datës 11 maj”, tha Celibashi më 2 prill./E.P-dritare.net

















