Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Mish pule me salmonelë në treg, shkarkohet drejtori i AKU në Tiranë!

Mish pule me salmonelë në treg, shkarkohet  drejtori i AKU në

Dorëhiqet nga detyra drejtori i Autoritetit Kombëtar Ushqimor në Tiranë, Fatjon Pasholli. Në vend të Pashollit është komanduar Alketa Hoxha. Kjo e fundit ka mbajtur postin e drejtores juridike në AKU e Përgjithshme.

Viti 2025 ka nisur me një sërë rastesh që kanë ngritur alarmin për sigurinë ushqimore që nga rasti me mandarinat shqiptare me pesticide të rrezikshme që u kthyen në Shqipëri por ndryshe nga sa u tha se u asgjësuan në fakt kishin dalë në treg.

Më pas ishte rasti i peshkut të identifikuar me parazit, që pasoi me ngarkesën e madhe të mishit me salmonelë që erdhi nga Brazili, dhe u shit në tregun vendas një pjesë. Ndërsa përgjatë muajit shkurt, mars dhe ditët e para të prillit ngarkesat me luleshtrydhe me pesticide janë kthyer në rrezik për konsumatorët pasi janë me pesticide./E.P-dritare.net