Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sherri mes picierit dhe kuzhinierit te "City Lounge"/ Autori: Kolegu më bullizonte

Sherri mes picierit dhe kuzhinierit te "City Lounge"/ Autori: Kolegu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet, ku një person ka humbur jetën pas një sherri i cili ka degraduar në përdorimin thikës. Sipas burimeve, viktima është Indrit Ismaillari, rreth 41 vjeç, i cili punonte si kuzhinier në lokalin “City Lounge”.

Ai është goditur me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, rreth 34 vjeç, i cili ushtronte detyrën e picierit në të njëjtin biznes. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy punonjësve. Sipas burimeve, autori i dyshuar është shprehur se është ndier i bullizuar dhe i fyer vazhdimisht nga viktima.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të kolegëve dhe dërgimit të të plagosurit në spital, Indrit Ismaillari, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

Ndërkohë, policia ka arrestuar autorin e dyshuar, Filip Shehu, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sigurimin e provave materiale./dritare.net