A po hetohet Belinda Balluku nga SPAK? Ja si përgjigjet Dumani!
Dritare.net

Kreu i SPAK Altin Dumani u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në raportimin e tij në Parlament. Dumani iu përgjigj një pyetjeje nga deputeti i PD Klevis Balliu, i cili u interesua në rast se ka pasur kërcënime ndaj prokurorit special Dritan Prençi, në lidhje me hetimin e tij për zv/kryeministren Belinda Balluku.
Dumani: Prokurori Prençi dhe të gjithë kanë mbështetjen time si kryetar i SPAK. Deri tani nuk më ka paraqitur ndonjë problem për ndonjë kërcënim ndaj tij. Prençi ka gjithë mbështetjen time në hetimin e çdo çështjeje që ka në ndjekje. Ashtu siç thashë, jo vetëm ai por gjithë prokurorët e SPAK.
Në asnjë rast nuk kam bllokuar hetime, por jam munduar të krijoj një ambient ku prokurorët ndihen të lirë për të ushtruar ndjekjen penale./dritare.net