Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veliaj nuk është marrë ende si i pandehur? Dumani: Hetimet paraprake për të nuk kanë përfunduar

Veliaj nuk është marrë ende si i pandehur? Dumani: Hetimet

Kreu i SPAK, Altin Dumani iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, lidhur me Erjon Veliajn se përse nuk është marrë ende si i pandehur.

Pyetja: Përse nuk është marrë ende si i pandehur z.Veliaj?

Përgjigja: Hetimet paraprake nuk kanë përfunduar me Veliajn, por vazhdojnë akoma.

Në fjalën e tij, Dumani theksoi po ashtu se vijon presioni nga krimi e politika kundrejt SPAK, duke rrezikuar integritetin institucional dhe të prokurorëve. Dumani u shpreh se ky shqetësim kërkon reagim të koordinuar institucional për mbrojtjen e pavarësisë kushtetuese të SPAK, ndërsa edhe njëherë shtroi kërkesën që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë e rikandidimit pas përfundimit të mandatit të tyre 9-vjeçar./dritare.net