Kuvendi miraton ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale
Dritare.net

Në seancën plenare të ditës së sotme, Kuvendi miratoi me shumicë votash ngritjen e dy komisioneve të posaçme: atë për Reformën Zgjedhore dhe atë për Reformën Territoriale.
Komisioni për Reformën Zgjedhore u votua me 113 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa për Komisionin Territorial votuan 115 deputetë pro, 3 kundër dhe zero abstenime.
Kundër votuan deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri nga partia Mundësia, si dhe Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë. Shehaj akuzoi PS-në dhe PD-në se po bashkëpunojnë për të “vrarë partitë e reja dhe demokracinë në vend”.
Dy komisionet janë ngritur pas një dakordësie mes mazhorancës dhe opozitës, që parashikon barazi në numrin e anëtarëve dhe bashkëkryetarëve, si dhe përfshirjen e ekspertizës ndërkombëtare.
Përbërja e Komisionit për Reformën Zgjedhore:
PS: 7 anëtarë
PD: 5 anëtarë
PSD: 1
Partia Republikane: 1
Partia e Lirisë: 1
Partia Mundësia: 1
Lëvizja Bashkë dhe Shqipëria Bëhet: pa të drejtë vote, por mund të marrin pjesë në diskutime.
???? Përbërja e Komisionit Territorial:
PS: 8 anëtarë
PD: 6
Partia e Lirisë: 1
Aleanca për Ndryshim (Fatmir Mediu): 1
Miratimi i këtyre komisioneve shënon nisjen e dy proceseve të rëndësishme për reformimin e sistemit zgjedhor dhe ndarjes administrative në vend./L.F-dritare.net