Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Dështon sërish Kuvendi i Kosovës! Nuk zgjidhet qeveria e re

Dështon sërish Kuvendi i Kosovës! Nuk zgjidhet qeveria e re

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhë Qeverinë e re, me Albin Kurtin si kryeministër. Propozimi për formimin e Qeverisë nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme për të kaluar, pasi janë regjistruar 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 abstenime.

Votimi është realizuar në formë elektronike, me një manual që iu dorëzua deputetëve nga administrata paraprakisht, për të siguruar një proces të qartë dhe transparent.

Në sallë ishin gjithsej 113 deputetë, por megjithëse shumica u shpreh për Qeverinë e re, ajo nuk mundi të arrinte shumicën e kërkuar për të kaluar.

Ky dështim vjen pas disa muajsh përpjekjesh për të formuar një qeveri, dhe kjo vijon krizën politike dhe institucionalizimin e ngërçit në Kuvendin e Kosovës./ dritare.net