Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Aksident në Çerravë të Pogradecit, plagosen rëndë dy turistë francezë!

Aksident në Çerravë të Pogradecit, plagosen

Dy turistët francezë që u përfshinë në aksident paraditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Korçë tek kryqëzimi i fshatit Çerravë janë nisur me ambulancë për në spitalin e traumës në kryeqytet.

Dy të lënduarit pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore pranë këtij spitali e kishin urgjente transferimin në kryeqytet, pasi kishin "Politraumë" e cila trajtohet vetëm në kryeqytet.

Me më shumë plagë nga të dy të plagosurit paraqitet gruaja.

Dy të turistët ishin duke udhëtuar me motor nga Korça në drejtim të Pogradecit dhe pranë kryqëzimit të Çerravës mjeti tip BMW ju ka prerë rrugën duke shkaktuar përplasjen./ dritare.net