Na ndiqni edhe në

Shkruaj në Dritare

Ëndrra amerikane dhe shqiptarët!

Ëndrra amerikane dhe shqiptarët!

Nga Xhensil Shkëmbi

Një video që brenda kishte pak dozë ironie dhe shakaje Në TikTok tim, ku thoja se në Amerikë nuk pinë dot kafen e mëngjesit si në Shqipëri mori dhenë, u bë virale, në 600 komente, mbi 500 prej tyre ziheshin me njeri tjetrin. Rreth gjysmë milioni shikime

Sot, teksa po kthehem në Vlocisht, thashë të shkruaj dy reshta (se unë këtë punë kam), për Amerikën, shqiptarët dhe jetën aty, atë çka pashë në 12 ditë
Amerika nuk është për të gjithë. Sidomos për shqiptarët frikacakë e të rehatuar, jo e jo. Amerika është për guximtarët, për ata që janë gati të sakrifikojnë dhe për ata që u ka ardhur në majë të hundës në Shqipëri
Ëndrra amerikane nuk kapet duke jetuar si në Shqipëri, këtë kuptova. Aty nuk shkohet në mëngjes në kafja dhe pastaj në punë. Aty duhet të zgjohesh në 5 të mëngjesit se punën e ke nja dy orë larg dhe trafiku është i përditshëm. Gruan nuk është çudi që e lë në gjumë dhe e gjen në gjumë, pasi kështu janë oraret. Fëmijët me tepër i rrit çerdhja sesa nëna. Pra, Amerika është sakrificë në vitet e para. Më pas, rehatohesh.

Çështje zgjedhjeje. Sepse në Shqipëri mbase i ke këto "privilegje", por mbase nga kafja të lajmërojnë se je i pushuar nga puna, e të gjesh punë tjetër, o nënockë e birit o. Ose fëmijën e takon më shpesh por të ndodh e që të lajmërojnë se filani ka nisur i shet hashash në oborr të shkollës djalit të vogël e ti nuk bën gjë dot, se ashtu është një muhabet. Ai që e shet, të shet e ty po te dojë...

Çështje këndvështrimesh. Stazhi në Amerikë zgjaste 5 vite për t'u ambientuar, në Shqipëri ka raste kur zgjat përjetë. Luftën në Amerikë e kishe me veten, me mendjen tënde, nuk te ndalonte kush te bëheshe i pari. Këtu tek ne, i pari që ta fut është tendi. Aty nuk bëhej kush merak sa lek kishe, çfarë pozicioni kishe e sa zhurmë të bënte makina. Këtu tek ne, po i pate atletet e përdorura të tallin

Çështje rehatie e ambicie. Në qoftë se në Amerikë përpiqeshe e punoje fort, bëheshe si Niku 25 vjeç me Mustang, si Aldo me servis e kafene e biznese, si Lidjoni qe kompania brenda vitit i fitonte mbi 1 milion dollarë apo, edhe mund, edhe mund, si Mr Potka, multimilioner që puna i bëhej e duke pirë puro me mua. Në Shqipëri, e po u bëre, ta futin sy per syri.

Pra, këtu tek ne është rehatia vrasëse ndërsa andej të bëheshe dikushi duhet të "vrisje" ca gjëra por bëheshe... (ose rroje me ilaçe)./dritare.net