Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Olsian Çela: Kodi Penal shqiptar është mjaftueshëm i ashpër, burgu nuk mund të jetë zgjidhja e çdo problemi

Olsian Çela: Kodi Penal shqiptar është mjaftueshëm i

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, gjatë raportimit të tij në Kuvend, deklaroi se Kodi Penal aktual në Shqipëri është tashmë mjaftueshëm i ashpër, duke theksuar se ashpërsimi i mëtejshëm i dënimeve nuk është rruga e duhur.

“Kodi që kemi është mjaftueshëm i ashpër. Nuk shikoj pse duhet domosdoshmërisht të ndryshohet. Burgu nuk mund të jetë zgjidhja e vetme e problemeve të një shoqërie,” – u shpreh Çela.
Ai shtoi se fokusi vetëm tek rritja e dënimeve me burg bie ndesh me parimin e humanizmit dhe me vlerat që përfaqëson Bashkimi Europian, drejt të cilave Shqipëria synon të ecë.

“Në momentin që shkojmë vetëm drejt ashpërsimit të dënimeve, po ecim në drejtim të kundërt me humanizmin. BE është ajo që bashkon këto vlera dhe ne duhet të ndjekim këtë qasje,” – tha Kryeprokurori.
Çela theksoi se nevojitet një balancë mes drejtësisë dhe humanizmit, duke kërkuar politika penale më efikase dhe më të drejta, jo thjesht më të ashpra./L.F-dritare.net