Reforma në Drejtësi/ Sukses i mazhorancës apo një sistem i kapur? Debat i ashpër mes analistëve
Dritare.net

A po funksionon vërtet Reforma në Drejtësi? Kjo ishte pyetja që ndezi një debat të fortë mes analistëve në emisionin Dekalog, në Dritare TV.
Andi Shkira e mbrojti reformën si një sukses, duke argumentuar se fakti që SPAK po heton figura të larta të mazhorancës si Belinda Balluku tregon se drejtësia më në fund po vepron pa dallim. Sipas tij, kjo është pikërisht ajo që pritej nga sistemi i ri gjyqësor.
Në anën tjetër, Basir Çollaku e kundërshtoi ashpër këtë pikëpamje, duke e quajtur reformën një dështim të kontrolluar. Ai solli në vëmendje fakte tronditëse, si përfshirja e një “kompanie pusetash” austriake në procesin e vetingut dhe anashkalimi i kritereve meritokratike për anëtarët e komisioneve, duke argumentuar se themeli i reformës është i kompromentuar dhe se sistemi mbetet i ndikuar politikisht./dritare.net
