Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vdekja e ish-bashkëshortes së portierit Alban Hoxha/ Prokuroria jep pretencën për dy mjekët

Vdekja e ish-bashkëshortes së portierit Alban Hoxha/ Prokuroria jep

Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën për dy mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba. Këta të fundit akuzohen lidhur me rastin e vdekjes së Doriana Hakës, bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit Alban Hoxha.

Raportohet se për Petrit Rexhepin, mjek gjinekolog u kërkua dënimi me 9 muaj burgim, por për shkak të moshës mbi 70 vjec u kërkua pezullimi i ekzekutimit të vendimit dhe vënia në shërbim prove për një periudhë prej 18 muajsh. Prokuroria kërkoi po ashtu që Rexhepit t'i pezullohet licenca për 5 vite, duke mos patur mundësi të ushtrojë profesionin.

Ndërsa për reanimatoren Elona Burba u kërkua dënimi me 1 vit burg, si dhe heqja e licencës për 5 vite.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 10 nëntor, ku mjekët do të paraqesin argumentet e tyre të mbrojtjes.

Për rreth 11 vite, prindërit e Doriana Hakës do të mësojnë edhe verdiktin e drejtësisë. Familja Haka nisi një përballje ligjore me drejtuesit e maternitetit “Koço Glozheni” që në vitin 2014 pasi humbën të bijën. Ata akuzojnë mjekët si përgjegjës për humbjen e jetës së Dorianës./dritare.net