FOTO/ Ky është 41-vjeçari që qëlloi për vdekje kolegun brenda "City Lunge"
E Martë 28 Tetor 2025, 16:04
Dritare.net

Dritare TV ka siguruar pamje nga momenti i arrestimit të picierit 41-vjeçar, Filip Shehu, i cili ditën e sotme vrau me thikë kolegun e tij, kuzhinierin Indrit Ismaillari, pas një konflikti të ndodhur në lokalin” City Lounge” ku të dy punonin, në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.
Burime për DritareTV tregojnë se autori kishte 7/8 muaj që kishte nisur pune, shfaqej i qetë, nuk kishte shfaqur asnjëherë shenja dhune.
Dyshohet se dy kolegët, u zunë për një sherr të momëntit dhe në gjaknxehtësi, autori e qëlloi me thikë.
Autori i krimit, Filip Shehu mësohet të ketë deklaruar para grupit hetimor se viktima e bullizonte vazhdimisht dhe se mes tyre kishte konflikte prej një kohe të gjatë./dritare.net
View this post on Instagram