Na ndiqni edhe në

Emisionet

Nga Adami dhe Eva te nusja dhe vjehrra, si i pasqyron romani i Artan Fugës shoqërinë shqiptare!

Nga Adami dhe Eva te nusja dhe vjehrra, si i pasqyron romani i Artan Fugës

Profesori Artan Fuga në Dekalog, Dritare TV shpjegon se romani i tij “Ndëshkimi i dytë i Evës”, përdor mitin universal të krijimit për të pasqyruar konfliktet e shoqërisë moderne shqiptare.

Një nga analogjitë më të fuqishme është ajo mes marrëdhënies tradicionale “nuse-vjehrrë” dhe raportit mes Evës dhe Krijuesit. Sipas Fugës, vjehrra simbolizon autoritetin, traditën dhe rendin e vendosur, ngjashëm me figurën e Krijuesit, ndërsa nusja përfaqëson “Evën aktuale”, e cila sfidon këtë autoritet.

Ky konflikt nuk është vetëm familjar, por një metaforë për përplasjet më të mëdha shoqërore, si ajo mes pushtetit qendror dhe atij lokal apo mes ideologjive të vjetra dhe mendësisë së re. Kështu, romani e shndërron një dinamikë të përditshme shqiptare në një alegori universale për luftën mes nënshtrimit dhe lirisë.

“Njeriu vazhdon të jetë në psikozën se është në qendër të botës. Pse nuk është? Në asnjë mënyrë. Pse? Imagjino njeriu është një një një një thërime e vogël në univers. Dhe dhe ne kemi një problem, ne si njerëz, ne nuk dimë si na perceptojnë kafshët, shpezët, gjarpërinjtë, uqit, qentë, e tërë me radhë, nuk dimë ne. Po ata s'kanë ndërgjegje.

Po ne jemi dakord bashkë që ata informacion kanë. Ata orientohen në botë. Psiqikë kanë, ndërgjegje jo, po psiqikë kanë apo jo?

Po. Dhe ata komunikojnë me ne dhe ata kanë një këndvështrim për botën. Unë kam pasur rast të merrem me kafshët, edhe me ndonjë qenë, edhe me mace, edhe me, edhe me këto që i quajmë kavi e të tjerë, kam jetuar me një kavie. Po po ju keni shpjeguar atë që keni, keni zbuluar. Ajo ikte, ajo ikte kur qaja unë. Sa shihte valixhen qante. Gjithë natën qante. Po të shihte valixhe fillonte qante. Personazhet e mia asnjëri nuk është i paraqitur në mënyrë objektive, është i paraqitur si e sheh tjetri.

Katër vjet të jetës time për të menduar si të ndërtoj një fabul ku askush të mos thotë dhe të shfaqet me një identitet objektiv, po të shfaqet me identitet i krijuar nga vështrimi i tjetrit. Pra përderisa ne krijohemi nga vështrimi i tjetrit, pse jo dhe nga nga një vështrim tjetër?

Pse gjarpërin dhe nuk zgjedh derrin?

Po sepse në mitologji është gjarpëri. Dhe çfarë bëj unë? Nuk bëj ndonjë mëkat jo. Mos harro se gjarpëri nuk e vret preun e vet pastaj e ha. E ha pastaj e vret. Po e gllëtit. E gllëtit, e ha pra e ka futur brenda. Dihet se gjarpëri ruhet kur të hedhur helmin. Si ruhet? Nuk e hedh helmin. E hedh vetëm në rastin që e meriton. Pse? Sepse të prodhojë helmin gjarpërit i duhet një mundim shumë i madh”, tha ndër të tjera profesori./dritare.net