EMRAT/ U godit me thikë në lokalin “City Lounge” nga kolegu i tij, vdes kuzhinieri! Arrestohet autori
Dritare.net

Ka ndërruar jetë kuzhinieri i lokalit, i cili u godit me thikë nga kolegu i tij brenda një lokali në Komunën e Parisit. Indrit Salimllari raportohet se ka ndërruar jetë në spital ku u dërgua me plagë të rënda.
Ndërkohë autori i dyshuar i krimit, Filip Shehu, i cili punonte si picier në “City Lounge” është arrestuar nga policia.
"Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.
Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve. Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit", njofton policia./dritare.net