Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sëmundjet e veshkave/ Cilat janë simptomat dhe sa ndikon stili i jetesës!

Sëmundjet e veshkave/ Cilat janë simptomat dhe sa ndikon stili i

Veshkat tuaja janë organe të vendosura në pjesën e poshtme të shpinës suaj. Një veshkë është në secilën anë të shtyllës kurrizore. Veshkat filtrojnë gjakun dhe largojnë toksinat nga trupi juaj. Këto toksina shkojnë në fshikëzën tuaj dhe eliminohen kur urinoni. Dështimi i veshkave ndodh kur veshkat tuaja humbasin aftësinë e tyre për të filtruar mjaftueshëm mbetjet nga gjaku juaj. Për të mësuar se si të mbrojmë veten nga dëmtimi i veshkave në mënyrë të pakthyeshme, Dritarja e Doktorit ishte këtë javë pranë mjekes nefrologe Benereta Hoxha.

Ajo tha se sëmundjet e lidhura me veshkat vinin kryesisht pas moshës 40-vjeçare dhe efektet e tyre ndiheshin me vonesë në organizëm dhe vinin kryesisht nëse pacienti vuannte dhe nga sëmundje të tjera si hipertensioni apo diabeti. Hoxha u shpreh se edhe faktorët gjenetikë ndikonin por shumë i rëndësishëm ishte dhe stili jonë i jetesës.

“Sëmundjet më të shpeshta të veshkave janë ato që prishin funksionin e tyre siç është infeksioni urinar që prek rrugët e sipërme urinare ose ato të poshtme ku preket kryesisht fshikëza e urinës apo uretra dhe prostata tek pacientët meshkuj mbi 60 vjeç. Një tjetër sëmundje janë glomerulonefritet që dëmtojnë filtrin e veshkave. Janë edhe dëmtimet që jep diabeti dhe hipertensioni. Veshkat dëmtohen edhe nga përdorimi i barnave pra kriter siç janë inflamatorët. Gjithashtu ndikon edhe faktori gjenetik sepse ka sëmundje gjenetike si ato që i njohim si veshka me qese apo veshka me gjak, që shoqërohen me kiste dhe në organe të tjera që janë sëmundje të lindura dhe të trashëguara. Mund të ndoshë që në një familje të kenë disa persona probleme me veshkat sepse lidhet shumë edhe me mënyrën e jetesës, pra se si ushqehemi, cilësia e ujit që pijmë”, u shpreh Hoxha./M.K/dritare.net