Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rritja e infektimeve/ Këto janë qytetet në zonën e kuqe, portokalli dhe të verdhë, në Shqipëri!

Rritja e infektimeve/ Këto janë qytetet në zonën e kuqe,
Foto ilustruese

Shefja e ISHP-së, Silva Bino ka treguar gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve zonat e kuqe, portokalli dhe ato me më pak raste me Covid-19. Në zonat e kuqe përfshihen të gjitha ato qytete që kanë incidencë të lartë të infektimeve, në bazë të numrit të popullsisë.

“Në lidhje me përhapjen në vend, e kemi ndarë hartën e Shqipërisë në 3 zona, që janë e kuqe, portokalli dhe e verdhë. Kjo është në bazë të incidencës dy javore, që është nga 195-414 të gjitha janë zona të kuqe dhe në dy javët e fundit kemi:

Fierin, Gjirokastrën, Gramshin, Kavajën, Korçën, Mallakastrën, Mirditën, Përmetin, Pukën, Sarandën, Tepelenën, Tiranën dhe Tropojën. Këto janë zona që kanë një incidencë më të lartë.

Zonat me portokalli kanë incidencë më të ulët nga 58-195 raste për 100 mijë banorë dhe këtu kemi:

Beratin, Devollin, Durrësin, Elbasanin, Kolonjën, Kuçovën, Kukësin, Kurbinin, Lezhën, Librazhdin, Lushnjen, Peqinin, Pogradecin, Skraparin, Shkodrën dhe Vlorën.

Pastaj kemi zona të cilat kanë shumë pak raste që shkojnë deri në 58 përe 100 mijë banorë të cilat janë të gjitha bashkitë e tjera. Ajo cka kemi parë në dy javëshin e fundit, kemi parë një rritje të incidencës. Gjithashtu kemi dhe rritje të numrit të rasteve. Natyrisht edhe përllogaritja e R-së është një element që tregon se kemi rritje në fundin e muajit tetor dhe shkon në 1.3 duke e krahasuar në shtator ku kishim ulje në 0.9.”- tha Bino./K.C/dritare.net

Rritja e infektimeve/ Këto janë qytetet në zonën e kuqe,