Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

A vazhdon lidhjen me Gjestin? Ja si përgjigjet Egli!

A vazhdon lidhjen me Gjestin? Ja si përgjigjet Egli!

Në Post Big Brother të gjithë ish banorët janë pjesë e spektaklit, ku disa prej tyre kanë zbuluar detaje nga jeta pas përfundimit të formatit më të ndjekur në vend.

Pjesë nga emisioni:

Laerti flet për deklaratën për Gjestin dhe ditët ë e para jashtë shtëpisë: E kam thënë që për mua nuk është modeli është i preferuar, por publiku votoi, populli është sovran. Ditët kanë qenë të bukura shumë.

Valbona: Edhe unë jam këtu sonte dhe kam përballë besëprerin e Big Brother, do doja të mos e kisha, por ja ku e kam.

Rozana: Nuk më ka zënë derën Livia. Është te shtëpia ime, unë tek shtëpia e partnerit. Kanë qenë ditë të mira, mendoj se kam parë mjaftueshëm live për t'i dëgjuar gjërat cepave.

Egli: Jam mirë pak e ngarkuar pas një izolimi. Jam përpjekur të merrem me familjen, pjesa me Gjestin duket shumë mirë deri tani, kemi komunikuar, jemi takuar, gjerat deri tani duken mirë./L.F-dritare.net