Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Masat e reja/ Ndalohet lëvizja gjatë natës në vend!

Masat e reja/ Ndalohet lëvizja gjatë natës në vend!

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar sot se transmetueshmëria e virusit në vend është rritur mjaft ditët e fundit, për këtë arsye do të vendosen masa të reja kufizuese. Nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, për 3 javë me radhë nga e mërkura, do të kufizohet lëvizja. Lëvizja do të lejohet vetëm për arsye pune apo shëndetësore. Baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Masat e propozuara:

1. Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.

2. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).

3. Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë./L.F-dritare.net