
The që gjysma e burrave janë cyrykë, ndaj do të votoj! Rama tregon bisedën me vlonjatin!
Dritare.net
Vlora është stacioni i radhës në takimet elektorale të Kryetarit të PSSH Edi Rama, ku në këtë fundjavë ai zhvilloi një bashkëbisedim me pedagogë e studentë mbi çfarë është bërë deri më sot e çdo të bëhet në rrugëtimin drejt Shqipërisë 2030. Rama tregoi edhe një bisedë me një vlonjat i cili i kishte thënë se do ta votonte për herë të parë.
“Para se të vija këtu, më doli në rrugë një vlonjat dhe më tha: nuk kisha ndërmend të ta jap votën, s’e kam dhënë ndonjëherë, por kësaj radhe do ta jap, se ke thënë se gjysma e burrave janë çyrykë.
Ai e tha shumë vlonjatçe dhe e tha shumë saktë, por s’e themi dot se nuk e kupton pjesa tjetër e Shqipërisë",-tha Rama.
"Do të hapim në Vlorë Akademinë e Aviacionit dhe synimi është që të jetë një akademi rajonale, ku të kemi edhe studentë të huaj për të përgatitur pilotët për të gjitha llojet e mjeteve të fluturimit, dhe më vjen shumë mirë se kjo është hapur më parë, sepse pastaj duhet të fuqizojmë edhe pjesën tjetër që ka të bëjë me industrinë detare.
Kemi së shpejti edhe një marrëveshje tjetër me Ficanterin e Italisë për të rivitalizuar kantierët e mirëmbajtjes dhe ndërtimit të anijeve këtu në Vlorë",-tha Rama./l.f-dritare.net

















