Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rikthehet lufta në PS, si në 2005-ën! Flet Dritan Shano!

Rikthehet lufta në PS, si në 2005-ën! Flet Dritan Shano!

Ekonomisti Dritan Shano i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV foli për aktualitetin politik. Zoti Shano tha se në Shqipëri sot ka vetëm një parti politikë, duke i cilësuar forcat e tjera, thjesht familje. Dritan Shano foli gjatë për situatën në partisë socialiste, të cilën e krahason me atë të 2005-ës, kur Nano u largua po nga njerëzit e tij, në emër të lakmisë individuale për pushtet. Kjo luftë thotë Shano, rifilloi sërish, në PS-në e 2024-ës.


“Situata sot në PS për mua nuk është e panjohur. I ngjan shumë situatës së 2005 kur njerëzit në padurim e sipër për karrierën e tyre, për të hequr pengesën e madhe midis tyre dhe postit, pranuan të humbnin pushtetin vetëm që të largonin Nanon nga pushteti. Votat për PS ishin më shumë se ato për PD, por në fund fare rezultat ishte shumë afër. Dhe në fund ajo që arritën është të largonin atë që i pengonte në karrierën e tyre me shpresën idiote se kushdo që do të vinte më pas, do t’i trajtonte ata ndryshe. Epo, çdo gjë kthehet. Tani e shikojmë qartë ku kanë përfunduar të gjithë figurat e rëndësishme të PS në 2005 pasi Rama mori partinë.
Sot jemi pak a shumë në të njëjtën situatë. Mendoj që po i afrohemi atij momenti.
SHBA dhe Britania e kanë treguar me gisht duke shpallur non grata një nga mënyrat e të bërit politikë në Shqipëri, nga e cila shqiptarët duhen ndarë me thikë. Pra shqiptarët duhet t’i thonë jo, jo vetëm Sali Berishës, por edhe politikës së tij.
Drejtësia që ata kanë mbështetur po ecën shumë ngadalë. Njerëzit mund të kenë ide se elita ku bën pjesë edhe kryeministri po e vonojnë reformën në drejtësi.
Çfarë ka bërë Rama për të fituar tre mandate. I ka trembur njerëzit me Sali Berishën. Duke dhënë modelin e tij dhe të kundërshtarit politik të shpallur non-grata nga SHBA.
Në momentin që Rama nuk ka përballë Berishën, dobia e Ramës në politikë do të bjerë. Në këtë moment të gjithë mediokrit që ka poshtë në partinë e tij, po tentojnë të ndërtojnë një fushë sa më të sheshtë për veten e tyre nesër. Si bëhet kjo? Duke eliminuar atë që është më i forti. Në rastin konkret është Erion Veliaj. Kjo është ajo që po ndodh sot në kampin e PS-së.”, tha zoti Shano në DritareTV./L.F/dritare.net