
Dritan Shano: Do të preferoja një kapital italian në Sazan, jo amerikan!
Dritare.net
Ekonomisti Dritan Shano i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV foli për turizmin e 2024-ës në Shqipëri. Shano diskutoi edhe për projektin e dhëndrit të Donald Trump-it në Sazan. Zoti Shano rendit arsyet se përse ai preferon një projekt italian në Sazan, sesa amerikan.
“Nëse NATO-ja është dakord, ta marrë kush të dojë projektin për të ndërtuar në Sazan. Por unë do të preferoja një kapital italian për arsye të gjeopolitikës sonë. Sepse unë e shoh Shqipërinë si një vend mesdhetar. Kurrë nuk e kam parë Shqipërinë si një vend të Ballkanit Perëndimor. Ne jemi një vend mesdhetar. Por kemi qenë të pazotë për të ndërtuar një identitet mesdhetar. Identiteti ynë mesdhetar na lidh drejtpërsëdrejti me Italinë, që e kemi komponente shumë të rëndësishme të së tashmes dhe së shkuarës sonë historike shqiptare në Itali. Mua më intereson që të krijohen pole zhvillimi dhe infrastruktura që rrisin mobilitetin e njerëzve, të ekonomisë së shqiptarëve.”, tha zoti Shano në DritareTV./K.C/dritare.net

















