
Roland Bimo: Si e lexoj mesazhin e SHBA për zgjedhjet e 11 majit!
Dritare.net
Ish-ambasadori Roland Bimo deklaroi në një intervistë për emisionin Shqip nga Dritan Hila në Dritare TV komentoi qëndrimin e SHBA-ve, për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.
Zoti Bimo tha se që prej 20 janarit, foli p Shtetet e Bashkuara kanë ndryshuar qasjen e tyre globale, duke u fokusuar më pak te të drejtat e njeriut dhe demokracia, dhe më shumë te interesat e drejtpërdrejta strategjike dhe reciprociteti në marrëdhënie.
“Trump ka urdhëruar që Departamenti i Shtetit të ndjekë një politikë ndryshe,” u shpreh Bimo, duke iu referuar qartë ndryshimeve të administratës amerikane pas riardhjes së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Ai komentoi gjithashtu një deklaratë të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, e cila, sipas tij, ilustron këtë ndryshim thelbësor në qëndrim.
“Mua deklarata e DASH më duket nën vazhdën e këtyre udhëzimeve. Marrëdhëniet me shtetet nuk janë më në raport me të drejtat e njeriut dhe demokracinë, por janë thjeshtë marrëdhënie reciprociteti dhe interesi,” – theksoi Bimo.
Ai shtoi se për nga përmbajtja dhe toni i thatë i urimit të SHBA ndaj Shqipërisë, kuptohet që rëndësia e vendit tonë për Uashingtonin lidhet më shumë me stabilitetin rajonal sesa me përparimin demokratik.
“Nga aq i thatë sa ishte ai urim, kupton që ne kemi atë rëndësi për stabilitetin në rajon për të cilën ata duhet të punojnë,” – tha Bimo.
Ky koment vjen në një kohë kur marrëdhëniet ndërkombëtare janë në një fazë të ndjeshme dhe politika e jashtme amerikane po vëzhgohet me kujdes në çdo cep të globit./L.F-dritare.net

















