
Rikthehet ora dimërore, të dielën flemë një orë më shumë!
Dritare.net
Të dielën do ti rikthehemi sërish orës dimërore që do të na shoqërojë gjatë gjithë muajve të ftohtë. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë më pas do të bëhet natën mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 tetor, kur akrepat do të zhvendosen nga ora 3.00 në 2.00.
Shumica e pajisjeve elektronike janë krijuar për t’u përshtatur automatikisht orës dimërore.
Kalimi nga koha verore në atë diellore, që në fakt shënon ardhjen e periudhës së dimrit, do të sjellë si çdo vit avantazhe dhe disavantazhe.
Prej të hënës, ne do të flemë një orë më shumë por do të ketë më pak ditë dhe më shumë natë.
Ora dimërore do na shoqërojë deri në natën mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022 , kur do të duhet të lëvizim sërish akrepat e orës përpara për t’u kthyer në orën verore./M.M-dritare.net

















