Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Regjistrohen disa tërmete gjatë natës. Ja epiqendra!

Regjistrohen disa tërmete gjatë natës. Ja epiqendra!

Disa tërmete kanë lëkundur vendin këto dy ditë, me epiqendër në Elbasan. Pas lëkundjeve mbrëmjen e kaluar, me magnitudë 4.2 me epiqendër 5 km në veri-perëndim të Belshit, edhe tërmete të tjera janë regjistruar gjatë natës.

Por lëkundjet pasuese me epiqendër Elbasanin, fatmirësisht kanë qenë më të lehta. Tërmeti i fundit, u regjistrua nga IGJEUM, në orën 02:34, sërish në Belsh.

Regjistrohen disa tërmete gjatë natës. Ja epiqendra!

Frika se mund të përsëritet e njëjta situatë si vitin e kaluar, kur tërmetet e fuqishme nisën pasditen e 21 shtatorit, ekziston te qytetarët. Por i pyetur nga Dritare.net, sizmologu, dhe profesori i sizmologjisë, Shyqyri Aliaj, është shprehur se këto janë tërmete të zakonshme dhe qytetarët nuk duhet të kenë frikë, pasi nuk janë tërmete paralajmëruese./L.F-dritare.net